Një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Albert Isufi është arrestuar nga policia në Itali, pasi u kap duke transportuar mallra të vjedhura në Zvicër.

Isufi, sipas mediave italiane, po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Glc 200, kur u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonte, policia i gjeti edhe një pistoletë, një pushkë, tre karikatorë dhe 66 fishekë.

Po ashtu, mësohet se 45-vjeçarit shqiptar iu gjetën edhe mallra të tjera të vjedhura: një çantë me 216 kg argjendi, 3 laptopë, një iPhone, nëntë shishe me pije alkoolike, veshje dhe një kaçavidë e madhe.

Në makinë u gjetën disa karta identiteti, katër pasaporta, njëra prej të cilave ishte greke, me të cilën fillimisht tentoi të kalohej si shtetas grek. Para gjykatës, ai ka deklaruar se e dinte që po transportonte mallra të vjedhura por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë. Ai thotë se duhet të mbërrinte në Bari në adresën që i kishte treguar një bashkëatdhetar i tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *