Subscribe

Makinat e vjetra u ekspozuan në Pazarin e Korçës. Mjetet retro, pjesë e festivalit “Old Timer Fest”, u sollën nga vende të ndryshme të Europës. Tom Vidakoviç, tregon se udhëtoi nga Vojvodina  me makinën e tij “Triov Speed 5”, të vitit 1963 për t’u bërë pjesë e këtij eventi.

 

TOM VIDAKOVIC

KOLEKSIONUES MAKINASH RETRO

“Jam për herë të parë këtu dhe jam i lumtur që jam me një Triov Speed 5, të vitit 1963. Kjo është një makinë e vogël sportive, ndër më të vjetrat këtu ne Retro dhe besoj se publiku do ta pëlqejë këtë makinë. E kam blerë rreth 15 vite më parë dhe u bë pjesë e koleksionit tim. M’u desh gati 1 vit ta riparoja. Kam një koleksion të konsiderueshëm dhe kam gati 25 vite me këtë hobi. Më herët ishim edhe në Prizren. Kjo makinë është e thjeshtë dhe nuk kam pasur asnjë problem me të. Nuk mund të shkosh në rrugë të gjata, por 100-200 km pa problem. Gjithsesi, unë e solla këtu me trajler, pasi është gati 1000 km larg shtëpisë sime. Më e veçanta për këtë makinë është kur sheh buzëqeshjet e njerëzve dhe kjo më bën të lumtur.”

 

Të shumtë në këtë aktivitet kanë qenë dhe koleksionistët e makinave nga Kosova.

 

Këtë të martë të gjithë mjetet e vjetra u ekspozuan për publikun në pedonalen e qytetit të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *