Shefki Salaria dhe Pano Kalanderi janë dy personat që humbën jetën nga aksidenti në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues Kalanderin, 58 vjeç dhe pasagjerë Salaria është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri humbën jetën, ndërsa shoferi i mjetit të ushtrisë ka marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.
/vizionplus.tv