Subscribe

Del fotoja e “Audit” i cili i qëllua me breshëri plumbash, mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, makina luksoze Audi A7 me targa AB008EM është bërë “shoshë” nga plumbat e shumtë që janë derdhur mbi të.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç ishin dy personat që ndodheshin brenda makinës dhe mbetën të vdekur pas të shtënave. Erigersi na qenë në timon në momentin që është qëlluar.Dy viktimat janë emra të njohur në botën e krimit.  Erigers Mihasi,32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt, person i njohur edhe ky në botën e krimit.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të ish sheshit ‘Shqiponja’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *