Subscribe

Ky është momenti fatal kur makina godet per vdekje një grua, ndërkohë që si pasojë e përplasjes, u plagosën dy fëmijët e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Jordan Misja” përballë Arkivës së Shtetit kur të tre, nëna me fëmijët, po tentonin të kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin.
Ata u përplasën nga një makinë tip “benz”, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja. Edhe pse u transportua në spital, nëna e identifikuar si Dhurata Prifti, nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa dy fëmijët e saj janë jashtë rrezikut për jetën. Pak ore pas ngjarjes se rende, policia arriti te ndaloje drejtuesin e mjetit, qe shkaktoi aksidentin. Ky është 20-vjeçari Andrea Memollari, i cili menjëherë pasi përplasi gruan, u largua nga vendngjarja, per t’i shpëtuar forcave te policisë. Mësohet se i riu ka qene nje here i dënuar per korrupsion, pasi ka tentuar t’i jape para policit qe e ndaloi për shkelje te rregullave te qarkullimit. Viktima Dhurata Prifti, ka qene nenkampione e Shqipërisë ne qitje me ekipin e Studentit.

Makina shtyp nënën e dy fëmijëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *