12 civilë u vranë të shtunën në një shpërthim pranë aeroportit të Adenit, kryeqyteti i përkohshëm i qeverisë së Jemenit.

 

Shpërthimi vjen pothuajse tre javë pasi gjashtë persona u vranë në një sulm me bombë, vendosur në një makinë, që synonte guvernatorin e Adenit, i cili mbijetoi. Njërëzit u përpoqën të nxirrnin një trup nga një automjet që ishte shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët aty pranë.

 

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin e së shtunës, i cili është më vdekjeprurësi në zonë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një sulm që synonte anëtarët e kabinetit shpërtheu në aeroportin e Adenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *