E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Kronikë

Makina përplasi për vdekje një grua në Kamzë/ Arrestohet 35 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 21:00, mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

 

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë N. Sh., 57 vjeçe ndërkohë që është plagosur R. Ç., 20 vjeçe i cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e shoferit E. M., 32 vjeç, ndërsa materialet hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh