Një djal i ri humbi jetën në një aksident rrugor në Durrës mengjesin e kësaj të merkure.

Sipas policisë, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Brenda në makinë ndodhej edhe një tjetër djal i ri.

Fatkeqësisht pasagjeri me iniciale G.H, 23 vjec, ka ndërruar jetë në spital.

 

Njoftimi i policise:

 

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *