E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Makina përplaset me murin e kishës në Berat, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në qendër të qytetit të Beratit.

 

Një automjet, tip Volkswagen Amarok, me targa AA 120 MR, është përplasur me murin rrethues të Kishës së “Shën Dhimitrit”,duke e shembur atë.

 

Reklamë

Shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën drejtuesi mjetit po udhëtonte.

 

Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët po hetojnë shkaqet.

 

Ende nuk dihet identiteti i 2 të plagosurve, por mendohet se drejtuesi i mjetit të ketë qënë në gjendje të dehur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë