E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplaset me motorrin në Korçë/ Plagosen dy drejtuesit nga 17-vjeç

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Aksident me dy adoleshentë të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti në kryqëzimi i fshatit Velitërnë.

Reklamë

Sipas policisë, dy adoleshentët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur janë përplasur nga një mjet tip “Ford” I cili po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit. Në momentin e aksidentit mjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen me motorin që udhëtonin dy të rinjtë.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur te dy 17 vjeçarët të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku e po marrin ndihmën mjekësore.

Reklamë

 

Njëri nga të rinjtë ka pësuar hemorragji të brendshme dhe e kanë futur në operacion.

 

Aksi rrugor nga Petrusha deri në Maliq është bërë burim aksidentesh të shumta edhe për shkak të sinjalistikes së munguar por dhe degezimeve dhe kryqëzimeve të shumta

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një  motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

 

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë