E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplaset me motorin, plagoset një person

Një aksident me plagosjen e një personi është regjistruar në autostradën Lezhë-Shkodër.

 

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Blinishtit” ndërsa bëhet me dije se është përplasur një mjet tip Benz me një motor tip BMW.

 

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, ka marrë demtime shtetasja S.S.,banuese në Prizren, që ndodhej si pasagjere në mjetin motor që drejtohej nga shtetasi I.S..

 

Shtetasja e plagosur është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

 

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë