E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës mbrëmjen e sotme.

Shoferi i një automjeti është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë