E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplaset me motorin, dy të lënduar në Vlorë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

 

Policia bën me dije se rreth “orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

 

Reklamë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë