E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përplaset me furgonin, shtatë të plagosur në rrugën Maliq-Pojan

 Shtatë persona u plagosën nga një aksident në aksin rrugor Maliq – Pojan.

Një furgon dhe një automjet u përplasen mes tyre. Si pasojë e aksidentit u plagosën drejtuesi i fugonit dhe 3 pasagjerë si dhe 3 persona që udhëtonin me mjetin tjetër.

Reklamë

Përplasja ndodhi rreth orës gjashtë të mëngjesit pranë fshatit Pendavinj.

Njëri prej të plagosurve, 59 vjeç, u transportua me helikopter mëngjesin e kësaj të diele drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjashtë personat e tjerë ndodhen në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe, por sipas policisë  aksidenti është favorizuar edhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore në aksin Maliq-Pojan. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë