E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përplaset me çiklomotorin, vdes drejtuesi

Superstrada Milot-Fushë Krujë mbetet një nga akset me numrin më të madh të aksidenteve.

Mesditën e kësaj të hëne, një makinë tip Audi eshte perplasur me ciklomotorin.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i ciklomotorit, shtetasi me iniciale Gj.N.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj përplasje, teksa paraprakisht është shoqëruar drejtuesi i makinës.

Reklamë

 

 

Njoftimi i policise:

 

Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

 

 

 

Më shumë video

Reklamë