E diel, 27 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplaset me barrierën mbrojtëse në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës. Një automjet tip Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Barriera ka përfunduar brenda automjetit, ku udhëtonin tre persona. Si pasojë, një prej të rinjve ka marrë lëndime të shumta dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Rruga është e bllokuar, ndërsa po punohet për heqjen e automjetit.

 

 

Vazhdo të lexosh