Një i moshuar u plagos në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë.

 

Ai ishte duke kaluar pranë vijave të bardha në rrugën “Transballkanike” kur u përplas nga një makinë tip “Benz”.

 

Si pasojë e goditjes, i moshuari mori plagë të shumta në trup dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë e automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *