E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplas të moshuarin, humb jetën 92 vjeçari, shoqërohet shoferi 18 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” ne Divjakë, mëngjesin e kësaj të premteje.

Një automjet tip Benz,  i drejtuar nga një 18 vjeçar përplasi për vdekje një këmbësor.

Reklamë

Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, po kalonte rrugën përballë banesës së tij, kur u perplas nga automjeti në lëvizje.

Fatkeqësisht Kurteshi humbi jetën në vend, ndërsa i riu u shoqërua në komisariat.

Reklamë

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë