E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Makina përplas policen

Aksidentet automobilistike nuk kursejnë as efektivet e policisë rrugore qe përpiqen t’i parandalojnë ato. Një punonjëse e policisë, u përplas nga një automjet gjatë kohës që ishte në detyrë në autostradën Tiranë-Durrës. Radiela Shkembi u përplas nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga Ridvan Allmeta. Punonjësja ishte duke këqyrur vendngjarjen e një tjetër aksidenti, kur u godit nga pas. Ajo ka marre disa plage dhe koleget e kane nisur menjëherë drejt Spitalit te Traumës. Si pasojë e përplasjes, mësohet se 25-vjeçarja pësoi disa fraktura, por pa rrezik për jetën. Forcat e policisë arrestuan drejtuesin e automjetit, Rdivan Allmeta, ndërkohë që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë