E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Makina përplas për vdekje të riun

Një person humbi jetën, pasi u përplas nga një makinë në autostradën Durrës-Tiranë. Aksidenti ndodhi në afërsi të Kasharit ku Ervin Shehu nga Lushnja u përplas për vdekje nga një makinë tip “Golf”. Sipas policisë, e cila mbërriti në vendngjarje, shkak i aksidentit dyshohet se u bë viktima, i cili ndaloi automjetin e tij në autostradë dhe në momentin që doli nga makina u përplas. Si pasojë e aksidenteve në vend kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Një vajzë 12- vjeçare, nuk i mbijetoi plagëve që mori në aksidentin e Qafë Muzinës, ku automjeti me të cilin udhëtonte familja e saj, u përplas me një autobus. Si pasojë e përplasjes u plagosën dhe 6 pjesëtarët e familjes Lleshi. Në Tiranë një 25-vjeçar u aksidentua për vdekje në zonën e Mulletit, pasi humbi kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte. Ndërkohë, në një tjetër aksident në autostradën e Vlorës, humbja e kontrollit të automjetit rezultoi fatale për pasagjerin, ku u plagosën dhe 7 persona të tjerë.

Më shumë video

Reklamë