E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, ka përplasur për vdekje këmbësorin.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë