E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplas për vdekje 54-vjeçaren në Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Policia njofton se në “Rrugën e Elbasanit”, makina ka përplasur një 54-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vend.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh