E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Kronikë

Makina përplas motorin, humb jetën 63-vjeçari në Vlorë

Një person ka humbur jetën pas një përplasje nga makina në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjtje në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, është shoqëruar në polici.

Vazhdo të lexosh