E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përplas motorin, humb jetën 27 vjeçari plagoset një tjetër

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në Shëngjin si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë

 

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi Endrit Ndreca 27 vjeç nga fshati Manati i Lezhes., ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën kushëriri i tij A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

 

Sipas dëshmitarëve pas njoftimit te ambulancës kjo e fundit ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje. Të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Më shumë video

Reklamë