Kronikë
Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë në lagjen Apollonia në Fier.
Informacionet policore bëjne me dije se një mjet tip benz ka përplasur një motoçikletë ku si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj, me iniciale P.SH.
Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhej e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.




