Një 70 vjeçar ka humbur jetën në Fier, pasi është përplasur nga një makinë Audi që drejtohej nga 31 vjeçari me iniciale E.Zh.

 

Polciia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:00 në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

 

Fier / Informacion paraprak

 

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *