Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Pogradec.
Makina ka përplasur një këmbësore, rreth 73 vjeçe. Sipas njoftimit zyrtar, e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.
73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





