E diel, 27 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplas këmbësoren, humb jetën 35-vjeçarja në Kamëz

Një 34 vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në Kamëz si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bulevardin Blu.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

 

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Policia ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh