E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplas 10-vjeçarin te rrethrrotullimi në Kamzë

Një aksident ka ndodhur në Kamzë, me pasojë plagosjen e një të mituri.

 

Policia njofton se një makinë ka përplasur te rrethrrotullimi këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

“Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë