E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Makina përfundon në liqen

Një makinë targa të Lushnjës që udhëtonte në rrugën Milot-Burrel, ka përfunduar në ujërat e liqenit të Shkopetit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se martës, kur automjeti po lëvizte në trasenë e rrugës. Kanë qenë peshkatarët e zonës, ata që kanë lajmëruar policinë, e cila së bashku me polumbarë, shkoi në vendngjarje. Policia bën me dije se e mjeti tip “Benz” është identifikuar dhe se i përket një qytetari nga Karbunara e Lushnjës. Identifikim i makinës u bë pasi në janar, pronari i saj e ka denoncuar të vjedhur në komisariatin e Lushnjes. Sipas të dhënave paraprake, policia dyshon se, me këtë makinë, mund të jetë bërë ndonjë vjedhje ose vrasje dhe është hedhur në ujërat e liqenit, për te humbur gjurmët e krimit.

Më shumë video

Reklamë