Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier.

 

Mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale Xh.K teksa ka qenë në ecje, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

 

Si pasojë e zjarrit, ka pasur vetëm dëme materiale.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *