Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Dy makina janë përplasur, njera prej tyre një makinë e policisë rrugore Lezhë.

Uniformat blu janë me dije se ka mbetur I plagosur punonjësi I policisë, shtetasi me iniciale A.T.

Ndërkohë makina tjetër, ndonëse e kthyer përmbys në mes të rrugës kombëtare Lezhë-Mamurras, ka pësuar dëmtime shumë të lehta.

 

 

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *