Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në aksin Berat-Dimal.

 

Ngjarja ka ndoshur 100 metër larg Rotondos së Damialit dhe mjeti,tip Volsëagen,me targa AA 748 ES, mësohet se sapo kishte dalë nga servisi.

 

At e bir, që ishin duke u kthyer në shtëpi, nuk kanë pësuar lëndime pasi ata kanë dalë menjëherë nga mjeti, pasi kanë parë që brenda po mbushej me tym.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrëfikësish, që kanë kryer edhe shuarjen e flakëve,ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *