Një automjet i llojit Land Rover ka marrë flakë në ecje në rrugën Transballkanike, pranë Paraburgimit të Vlorës.

 

Mjeti ka qënë në ecje kur drejtuesi i saj ka parë flakët që vinin nga motori si rrjedhojë e nxehjes së tij.

 

Shoferi ka lajmëruar menjëherë zjarrfiksen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eleminuar dëmet e mëdha materiale.

 

Falë ndërhyrjes në kohë mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij në pjesën e motorit e cila është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *