Vendi
Makina merr flakë në lëvizje/ Zjarrëfiksja ndërhyn me shpejtësi

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër.
Reklamë
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Iliras të Memaliajt.
Mjeti tip “Ford” është përfshirë tërrësisht nga flakës, por falë ndërhyrjes së zjarrëfikëses në kohë nuk raportohet për dëme në njerëz.
Tepelenë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




