Një automjet ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhë. Incidenti ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Rraboshtë.

 

Bëhet fjalë për një makinë tip “Fiat”, që drejtohej nga 22-vjeçari me iniciale K.Ll., banues në Ishull Shëngjin. Fatmirësisht, nga ky aksident i riu nuk ka pësuar lëndime.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *