Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak çastesh në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër.

 

Automjeti ka rënë nga ura që gjendet në hyrje të këtij fshati duke shkaktuar lëndimin serioz të dy personave që gjendeshin brenda.

 

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, të cilët po mundohen poshtë urës për të nxjerrë nga makina çiftin që gjendej në automjet.

 

Sipas grupit hetimor, mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të makinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *