Vendi
Makina godet për vdekje 50-vjeçarin

Një person u aksidentua për vdekje mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Kasharit kur kalimtari i preu rrugën një automjeti. Viktima, një burrë i moshës 50 vjeç, tentoi të kalonte nga njëri krah i autostradës në tjetrin, kur u përplas nga makina, e cila udhëtonte me shpejtësi. Policia mbërriti ne vendin e ngjarjes, per te zbardhur rrethanat e aksidentit dhe rruga u bllokua për disa minuta, duke renduar qarkullimin e mjeteve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




