E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina “fluturon”, merr dy jetë

Një tjetër aksident tragjik i mori jetën dy personave ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një fëmijë.

 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Kavajë pranë zonës së njohur si Mali i Robit kur një makinë humbi kontrollin dhe përplasi njerëzit të cilët ndodheshin në krah të saj.

 

Reklamë

Sipas policisë viktima të  aksidentit mbetën vjehrri dhe nusja, Xhemal e Edlira Pisku 69 dhe 34 vjeç, ndërsa nga përplasja u plagos rëndë fëmija 8 vjeçar i Edlira Piskut.

 

Automjeti tip ‘Toyota corolla’, i cili drejtohej nga 40 vjecari Halil Koka humbi kontrollin dhe përplasi këmbësorët. Në makinë ndodhej dhe 30 vjecarja

 

Ilda Parroj e cila u raportua fillimisht nga policia si drejtuese.

 

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të policisë dhe sipas tyre shkak i aksidentit u bë lëvizja tej normave të shpejtësisë.

 

Ky është aksidenti i tretë i rëndë  pas atij të fundjavës së shkuar në Velipojë ku tragjedia rrugore shuajti familjen Preka. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë katër viktima, babanë dhe tre fëmijët e tij, ndërsa gruaja ndodhet prej një jave në spital, në gjendje të rëndë.

 

Pas tragjedisë së Velipojës një tjetër aksident i mori jetën dy personave në Maminas. 23 vjecarja Elena Abdillari kthehej nga porti i Durrësit me një taksi kur një makinë tip benz i goditi nga pas. Ngjarja ndodhi më 22 shkurt ndërsa përplasja me bordurat e rrugës ishte fatale për 23 vjeçaren dhe drejtuesin e taksisë. Për aksidentin policia është vënë në kërkim të Fatjon Zhaporjas ndërsa dyshohet se ai goditi qëllimisht taksinë ku udhëtonte e reja Abdillari.

 

Me një bilanc prej 8 viktimash brenda dy javëve të muajit shkurt shifrat e aksidenteve vijojnë të jenë alarmante, ndërsa në janar nga aksidentet rrugore humbën jetën 13 persona.

Më shumë video

Reklamë