E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina e mbushur me 95 kg kanabis, kapet në kufi i moshuari grek

Rreth 95 kg kanabis sativa është sekuestruar në kufirin mes Shqiperisë dhe Greqise falë bashkëpunimi të policive të dy vendeve.

 

Reklamë

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë dhe forcat e rendit të komisariatit të këtij qyteti ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

 

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ndaloi për kontroll mjetin  me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

 

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë