Subscribe

Detaje të reja kanë dalë lidhur me makinën që u gjet e djegur në zonën e Thumanës, pas vrasjes së dy personave mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se targat e mjetit “Toyota” që u gjet i djegur janë AA 532 ON, dhe rezultojnë të vjedhura disa muaj më parë në Tiranë. Nga ky mjet dyshohet se është qëlluar me armë në drejtim të “Audit” ku ndodheshin dy viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.

Bëhet me dije se në automjetin e djegur janë gjetur dy armë zjarri kallashnikovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *