E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident me plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e të enjtes pranë fshatit Boboshticë në Korçë. Një mjet ka dalë jashtë rruge në vendin e quajtur ‘Zapet’ duke sjellë si pasojë plagosjen e drejtuesit të tij.

 

Aksidenti ka ndodhur reth orës 21.00 të darkës. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi identitetin e personit të aksidentuar dhe gjendjen e tij shëndetësore.

 

Reklamë

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi I mjetit vinte si emigrant, por nuk sakësohet nëse udhëtonte nga Boboshtica drejt Korçës apo anasjelltas.

 

Nga verifikimet e para të policisë në vendngjarje mësohet se drejtuesi i mjetit që udhëtonte i vetëm është konstatuar me përdorim tej normave të pijeje alkoolike. Dyshohet se ky ka qënë edhe shkaku i këtij aksidenti automobilitik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë