Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec. Dy pasagjerë të moshuar janë plagosur si pasojë e daljes se një foristrade nga rruga.

 

Të lënduar kanë mbetur M.Q., rreth 74 vjeç dhe  shtetasja E.Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *