Makina del nga rruga në Lezhë, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim.
“Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti , drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen ” shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.




