E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset rëndë 35 vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Bulqizë ku si pasojë janë plagosur disa anëtarë të së njëjtës familje.

 

Ngjarja ka ndodhur në nacionale Bulqizë-Peshkopi, ku ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se drejtuesi I makinës Danjel Dako 35 vjeç është plagosur rëndë ndërsa lëndime të lehta kanë marrë bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij.

 

Reklamë

Për shkak të plagëve të marra 35-vjeçari Dako është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të familjes, që ndodheshin në makinë, kanë marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Bulqizës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë