Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e së dielës në aksin rrugor Çerenec – Strikçan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë urës së Striçkanit ku mjeti tip Mitsubish ka rënë nga ura duke përfunduar në sallë.

Të plagosur rëndë kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në të.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës nga kalimtarë ku kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mjekët e këtij spitali e kanë vlerësuar gjendjen e rëndë dhe kanë kërkuar transportimin për në spitalin e Traumës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *