E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Shkodër-Koplik, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodrë-Koplik pranë urës së Vrakës, ku një mjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar tre persona që ndodheshin në mjet, të tre anëtarë të së njëjëts familje.

Fatmirësisht të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, tek Ura e Vrakës, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë