Një 60-vjeçar humbi jetën në një aksident mbrëmjen e të enjtes në aksin rrugor Ura e Zezë-Cërrik.

 

Tomor Kasa ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë tip “Golf” që drejtohej nga 35-vjeçari, Ervin Hysa. Nga goditja e fortë 60-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa makina doli nga rruga dhe u përmbys në kanal.

 

Pas aksidentit shoferi u largua me vrap nga vendngjarja, por u arrestua pak minuta më vonë nga policia.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *