Ish-gjyqtarja e Gjykatës se Larte, Majlinda Andrea, kërkoi pafajësi lidhur me akuzën per korrupsion qe po shqyrtohet nga koleget e saj. Avokati mbrojtës i Andreas hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë, duke thëne se gjyqtarja është e pafajshme. Me fjalën e mbrojtjes, Gjykata e Larte mbylli shqyrtimin gjyqësor, ndërkohë qe vendimi do të jepet më 12 qershor. Pafajësi kanë kërkuar dhe të pandehurit e tjerë në këtë proces: Odhise Andrea, Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Ne seancën e kaluar Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar dënimin e ish-gjyqtares Majlinda Andrea me 4 vjet burg, per korrupsion. Andrea akuzohet se dha një vendim ne favor te nje pale ne nje proces per një prone te madhe ne zonën turistike te Butrintit. Prokuroria beson se ish-gjyqtarja ka përfituar nje shume prej 50 mije eurosh nga ky vendim. Organi i akuzës ndërkohë kërkoi edhe shpalljen fajtor dhe dënimin me 5 vite burg për bashkëshortin e Andresas, si dhe sekuestrimin e shumes prej 50 mije euro të përfituar nga afera korruptive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *