Subscribe

Kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme si ajo e drejtësisë, nga e cila varet fati i integrimit europian të vendit, Pandeli Majko, nuk rezervohet në vlerësime politike të përgjithshme. Nëse nuk miratohet, Shqipëria rrezikon shumë.

“Shqipëria nuk mund të hy në Bashkimin Europian pa kryer këtë reformë drejtësie, pasi shoqëria shqiptare rrezikon të kthehet në një shoqëri gjysëm siçiliane”

E vetmja rrugë, e cila duhet te ndiqet nga politikanët shqiptarë është dialogu, thotë deputeti me një eksperiencë të gjatë politike.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me veten, që të tjerët që na shikojnë nga jashtë të jenë po ashtu të siqertë me ne. E vërteta e vërtetë është që për fat të keq publiku shqiptar beson më shumë ambasadorët apo ndërkombëtarët sesa politikanët shqiptarë, të cilëve mungesa e skrupujve u rezulton me një histori e cila na ka sjellë në prag të një dështimi të madh, të mosmiratimit të reformës në drejtësi e cila nuk do të ishte, e kam thënë dhe do ta ripërsëris, nuk do të ishte një dështim i PS-së apo PD-së, por do të ishte dështim i rrugës së Shqipërisë për në BE.

Pandeli Majko shprehet se politikanët duhet të largohen nga sereotipet e të qenurit njerëz që për hir të luftës politike, shndërrohen në njerëz te pamatur.

“Mendoj se i duhet dhënë fund të qeverisjes së vend apo të bërit politikë të vendit duke funksionuar mbi bazën e sistemit të të dobësive. Mendoj se ajo që na kërkon Bashkimi Europian dhe specifikisht me reformën në drejtësi, po na fton që t’i drejtohemi sistemit të vlerave dhe të lëmë mënjanë sistemin e dobësive dhe funksionimin e bazës së këtij sistemi.

Si kryetar i delegacionit të parlamentit shqiptar zoti Majko, vlerëson si moment të rëndësishëm për vendin, zhvillimin e Sesionit të Pranverës së Asamblesë Parlamentare të vendeve anëtare të NATO-s.

“Pa diskutim terrorizmi do të jetë temë e veçantë, ISIS-i, do të diskutohet mbi temën e marrëdhënieve me Rusinë, çështja e Ukrainës, do diskutohen problemet e integrimit, disa probleme të trajtesave të cilat do të kenë të bëjnë me probleme të brendshme të Aleancës dhe me sfidate reja që nuk janë thjeshtë të Aleancës të NATO-s, por sidomos të një marrëdhënieje te re ndërkombëtare që po vjen në një formë mjaft sfiduese.

Sesioni do të mbledhë së bashku në Tiranë rreth 700 përfaqësues nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa si edhe delegat ë nga vendet partnere dhe vëzhgues. Pallati i Kongreseve, vendin ku nga datat 27 deri 30 maj do të mbahet sesioni, i është shndërruar një rikonstruksioni të plotë. Nga dita e martë, ai është marrë në mbikëqyrje të forcave të Gardës së Republikës dhe policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *